City dhe Haaland turpërojnë legjendën e klubit, kapin gjysmëfinalen me 6 gola (Pamjet)

18 Mars 2023
20:42
Denis Hakanaj
back button

Manchester City ka mundur 6-0 Burnley-n e trajnerit Kompany, ish-lojtar dhe kapiten i Qytetarëve, dhe ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Anglisë.

MANCHESTER CITY-BURNLEY 1-0 – VIDEO

Sfida e zhvilluar në Etihad Stadium është zhbllokuar në mibutën e 32-të. Norvegjezi ka marrë një pasim të bukur nga Alvarez dhe ka mposhtur portierin kundërshtar me një goditje të zgjuar.

Megjithatë, ajo që ka bërë më shumë përshtypje ka qenë reagimi i trajnerit Pep Guardiola në stol. Në fakt, telekamerat e kanë kapur spanjollin duke bërë fjalë me ndihmësit e tij pas golit të Haaland.

MANCHESTER CITY-BURNLEY – 2-0 – VIDEO

Tri minuta më mbrapa, ish-ylli i Borussia Dortmund ka qenë përsëri protagonist duke dyfishuar avantazhin e skuadrës së tij. Tjetër finalizim i bukur nga Erling pas asistit të marrë nga Foden.

Spektakli i Haaland ka vazhduar në pjesën e dytë me golin e tretë personal dhe të tretin për ekipin e tij të shënuar nga norvegjezi në minutën e 59-të.

MANCHESTER CITY-BURNLEY 3-0 – VIDEO

Erling Haaland është bërë lojtari i gjashtë i Premier League që shënon më shumë se 40 gola në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet në një sezon të vetëm.

Gjithashtu, Haaland ka shënuar më shumë tregolësha në të gjitha kompeticionet në këtë sezon (6) se çdo lojtar tjetër i Premier League të marrë bashkë (5).

Dominimi i skuadrës së Pep Guardiola-s ka vazhduar me golat e shënuar nga Alvarez në minutën e 62-të dhe 73-të dhe atë të shënuar nga Palmer në minutën e 68-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit