City “djeg” Sanen, Bayerni mbetet peng i tekave të anglezëve

15 Maj 2020
17:18
Eraldo Harlicaj

Manchester City mund të mbajë peng Lorey Sane në Munih. Ekipi gjerman nuk ka ndërmend ta shesë te Bayern Munchen për një shifër qesharake, prandaj po mendojnë që ta mbajnë në skuadër dhe këtë sezon.

Sane është nën kontratë me bavarezët deri në vitin 2021. Ai do të kalojë te Bayern, madje diçka të tillë ua ka bërë të qartë dhe drejtuesve të klubit. Sulmuesi kaloi një dëmtim të rëndë, por duket se tashmë është kthyer në formë.

Rikthimi i sezonit do ta gjejë dhe atë në fushë. ESPN shkruan se “Qytetarët” e kanë vendosur të djegin sulmuesin dhe nuk duan ta shesin me çmim të lirë. Futbollisti duket se do të mbesë peng i tekave të drejtuesve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit