City, drejtuesi akuzon UEFA-n dhe bën premtimin e madh

19 Shkurt 2020
18:37
Denis Hakanaj
back button

Manchester City është dënuar në ditët e kaluara me përjashtimin nga kompeticionet europiane për shkak të shkeljeve të rënda të fai r play-t financiar.

Në lidhje me këtë çështje, siç ka bërë të ditur AS, ka folur administratori i deleguar i klubit anglez, Ferran Soriano.

“Për ne është vetëm një sfidë që duhet ta përballojmë të bashkuar për të mos zhgënjyer njerëzit tanë”, ka thënë drejtuesi i Qytetarëve.

“Tifozët tanë mund të jenë të sigurt për dy gjëra: e para është se akuzat janë false, e dyta është se do të bëjmë gjithçka është e mundur për ta treguar këtë”.

“Jemi një klub me të ardhura dhe pa borxhe. Llogaritë tona janë analizuar shumë herë dhe gjithçka ka qenë gjithmonë e qartë.

Shpresoj se e gjitha kjo të përfundojë para verës”.

“Vendimi bazohet mbi disa e-mail të vjedhura dhe të marra jashtë kontekstit, pa pasur parasysh pjesën tjetër. Kjo nuk është një padrejtësi, është politikë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit