E duan City e PSG, klubi i Serisë A kërkon 120 mln euro

18 Janar 2019
19:31
Telesport
back button

Paris Saint Germanin dhe Manchester City janë vënë prej kohësh në kërkim të mesfushorit brazilian të Napolit, Allan. Gjithsesi, deri më tani asgjë konkrete në lidhje me një transferim të mundshëm të 28-vjeçarit dhe kjo situatë “stand by” duket se e ka një arsye. Çmimi i lartë që ka vënë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Sipas mediave italiane, Napoli kërkon 120 milionë euro për Allan, një shifër që konsiderohet tepër e lartë. Ndaj, me shumë gjasa, lojtari do të qëndrojë sërish në Serinë A edhe pse e kërkojnë dy ekipe ku pronarë janë dy sheikë.

Skuadra kampione e Francës është ajo që më së shumti po këmbëngul për ta marrë mesfushorin napoletan, duke parë se do të largohet Adrien Rabiot. Por edhe City po kërkon një zëvendësues të një tjetër braziliani, Fernandinho, ndaj konkurrenca është e fortë, ashtu sikurse edhe çmimi është i lartë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit