City falet nga CAS, Lampard komenton vendimin

13 Korrik 2020
16:15
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester City i shpëtoi pezullit dy-vjeçar nga kompeticionet Europiane dhe kjo ka bërë që lufta për Champions në  Premier League të jetë më e ashpër. Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, ka komentuar faljen që iu bë ekipit të Guardiolës.

“Isha shumë netural në vendimin e dhënë. Nuk dija shumë për çështjen e Man. City-t thjeshtë pashë rezultatin e dhënë në mëngjes. Nuk ndryshon gjë në ndeshjen tona, ne duam t’i fitojmë.

“Nuk i kam varuar shpresat te dënimi i City-t. Unë mendoj ve tëm për ekipin tim”, – tha trajneri Frank Lampard në lidhje me diçka të tillë. Chelsea mban vendin e tretë me 60 pikë dhe është në garë me Leicesterin dhe Manchester United për një vend në Champions.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit