City, Ferran Torres rrëfen makthin e kaluar te Valencia

5 Gusht 2020
17:50
Denis Hakanaj
back button

Spanjolli i ri është paguar rreth 40 milionë euro dhe do të përforcojë skuadrën në dispozicion të Pep Guardiola-s.

Zyrtarizimi është bërë të martën dhe tani ka ardhur intervista e parë e dhënë për Marca-n, që pritet të krijojë shumë debate.

Arsyeja? Sulmi ndaj ish-kapitenit të tij te Valencia, Daniela Parejo.

“Pas tre vitesh në ekipin e parë jam bërë më i pjekur dhe më i fortë në aspektin psikologjik. Por gjithçka ishte ndryshe në moshën 17 vjeç”, ka thënë Ferran Torres.

“Parejo është një lojtar i madh, por nuk kam pasur kurrë një marrëdhënie me të. Kur i jam bashkuar skuadrës në moshën 17 vjeç, kanë kaluar disa javë para se ai të më fliste”.

“Nuk ka qenë një kapiten i mirë për mua. Por më e keqja ka ardhur pas lamtumirës së Marcelino-s (ish-trajneri). Unë dhe Lee Kang-in jemi konsideruar fajtorët kryesorë për shkarkimin e tij”.

“Të gjithë nuk na kanë folur për disa javë”.

Torres ka luajtur 34 ndeshje në kampionatin spanjoll, duke shënuar 4 gola dhe duke dhënë 5 asiste. Tani shpreson të hedhë hapin e madh në karrierën e tij nën urdhrat e Guardiola-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit