City fitoi derbin 6-3, por Pep s’është i kënaqur: “S’mund të bëjmë gabime të tilla”

4 Tetor 2022
18:30
Denis Hakanaj
back button

PERFEKSIONISTI Pep Guardiola nuk ka qenë plotësisht i kënaqur me lojtarët e tij, pavarësisht fitores së thellë të marrë nga City në derbin e së dielës.

Lojtarët e Guardiola-s mposhtën rivalët e tyre të përjetshëm me rezultatin e thellë 6-3, por spanjolli ende dëshiron më shumë nga ata.

Pavarësisht se ka dominuar Manchester United në çdo repart, trajneri spanjoll i ka kërkuar skuadrës së tij që të mos jetë aq e pakujdesshme kur ka zotërimin e topit.

Dhe përpara ndeshjes së City-t në Champions League kundër Kopenhagen, ai sfidoi lojtarët e tij që ta ndreqin këtë gabim. “Jo vetëm të dielën, kundër Wolves ka qenë njësoj.

“Gjëja më e vështirë në futboll është të bësh gjërat e lehta dhe këto gjëra të lehta ne nuk po i bëjmë mirë në disa reparte. Gabojmë pasimet e thjeshta.

“Dhe në faza të rëndësishme dhe në ndeshje të rëndësishme, do të jetë një problem. Është e lehtë për ta zgjidhur atë, sepse lojtarët janë mjaft të aftë për ta zgjidhur atë”.

Pakënaqësia e Guardiola-s vjen pavarësisht se pa skuadrën e tij të shënonte tre ose më shumë gola për të shtatën herë në këtë kampionat.

City gjithashtu kishte pothuajse dyfishin e tentativave (22-12) krahasuar me rivalët e tyre dhe realizoi afro 500 pasime.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit