City gjen zëvendësuesin e Cancelo: Pep kërkon yllin e “mallkuar” të rivalëve

3 Shkurt 2023
14:36
Denis Hakanaj
back button

Kanë kaluar vetëm pak orë nga mbyllja e merkatos së janarit dhe Pep Guardiola, pasi ka dhënë miratimin për largimin e Joao Cancelo-s te Bayern Munich, nuk ka humbur kohë për të kërkuar zëvendësuesin e mundshëm.

Në fakt, për të zëvendësuar portugezin duket se Pep i ka bërë një kërkesë shumë të qartë klubit të tij. Trajneri spanjoll mësohet të ketë përmbendur emrin e Ben Chilëell.

Lojtari i datëlindjes 1996 është aktualisht një futbollist i Chelsea-t, dhe është i preferuari i ish-trajnerit të Barcelona-s për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes së Manchester City-t.

Me pak fjalë, anglezi do të jetë kërkesa e parë e Guardiola-s për merkaton e verës së ardhshme, pavarësisht se Chilwell është një lojtar që ka pësuar dëmtime të ndryshme.

Vetëm pak sezone më parë, kur luante te Leicester, konsiderohej një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij, por ndalesat e shumta për shkak të problemeve fizike e kanë ngadalësuar rritjen e tij.

Megjithatë, pavarësisht nga dëmtimet e shpeshta, Chilwell vazhdon të tregojë cilësi që jo vetëm kanë tërhequr vëmendjen e Chelsea-t dy vite më parë, por edhe e vendosin atë në krye të listës së dëshirave të Guardiola-s për City-n e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit