City, Guardiola do të përforcojë ekipin me ish-yllin e tij

8 Korrik 2020
22:19
Denis Hakanaj
back button

Sezoni i Manchester City-t ka qenë pozitiv deri tani, por jo aq entuziazmues sa mendohej. Me Premier League-ën e fituar nga Liverpool-i, Qytetarët synojnë të lënë shenjë në Champions, një kompeticion ku nuk arrijnë gjysmëfinalet që nga sezoni 2015/16.

Pep Guardiola, gjithsesi, ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe kërkon një ekip të nivelit të lartë. Trajneri spanjoll kërkon përforcime edhe sepse duhet të përballet me  shitjen e dhimbshme të Leroy Sane te Bayern Munich.

Pikërisht me bavarezt mund të hapet një negociatë. Me Sane tashmë të zyrtarizuar te kampionët e Gjermanisë, hapësirat në sulmin e Flick janë pakësuar.

Kjo situatë krijon mundësinë për një transferim të Kingsley Coman nën urdhrat e Pep Guardiola-s. Ish-ylli i Juventus-it është një njohje e vjetër e trajnerit spanjoll, i cili ka punuar me Coman për një vit te Bayern-i.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit