City, Guardiola kërkon tre përforcime: mes tyre ylli i Serisë A dhe zbulimi i Botërorit

24 Janar 2023
17:11
Denis Hakanaj
back button

Lamtumira pothuajse e sigurt e Ilkay Gundogan, disa mbrojtës që nuk bindin dhe paraqitjet me ulje-ngritje të Grealish duket se kanë bindur Pep Guardiola-n: Manchester City-t i duhen të paktën tre përforcime për të qenë në nivele të larta edhe në sezonin e ardhshëm.

Trajneri spanjoll nuk ka besim te Laporte, Stones dhe Akanji, ndërsa i vetmi që e ka vendin e sigurt është Ruben Dias; për këtë arsye, blerja e një qendërmbrojtësi është një pruoritet aq sa jo e e një mesfushori që do të zëvendësojë gjermanin.

Pëlqehet shumë Enzo Fernandez, lojtar i Benfica-s që është vlerësuar si lojtari i ri më i mirë i Kupës së Botës në Katar dhe që ka një vlerësim shumë të lartë.

Më pas është ccështja që ka lidhje me rendimenti n e anglezit: Grealish kalon nga paraqitje të shkëlqyer te paraqitje që lënë shumë për të dëshiruar dhe Guardiola kërkon një tjetër lojtar cilësor në atë rol: sipas shtypit anglez, i preferuari është Rafael Leao i Milan-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit