City hedh sytë te talenti spanjoll, 60 milionë euro për ta sjellë në Premier

22 Tetor 2019
13:36
Telesport
back button

Skuadra e Manchester City ka hedhur sytë në La Liga për të siguruar një marrëveshje me anësorin Mikel Oyrzabal, që luan me skuadrën e Real Societad. 22-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2024 me skuadrën e Societad, por mund të transferohet te kampionët e Anglisë për 60 milionë euro. Një lojtar që shihet i përshtatshëm për skemat e trajneri Guardiola, duke qenë se në dy sezonet e fundit ka real;izuar respektivisht 21 e 13 gola.

Mesfushori Mikel Oyrzabal

Sipas “Team Talk”, anësori që po shkëlqen në La Liga, shihet si zëvendësuesi i Leroy Sane, aktualisht i dëmtuar, por që mbetet objektivi kryesor i Bayern Mynih në merkaton e janarit. Mikel Oyrzabal ka realizuar 42 gola në 160 ndeshje me skuadrën e tij të Real Societad në karrierën e tij. Ai është një lojtar që kërkohet me ngulm nga trajneri Pep Guardiola, që duket se është gati të investojë tek një nga talentet e futbollit spanjoll.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit