City “kap” Chelsea-n me Gundogan-Fernandinho, Vardy nuk fal Ranieri-n dhe barazon legjendën (Video)

28 Nëntor 2021
17:07
Denis Hakanaj
back button

Manchester City ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 kundër West Ham-it të vendit të katërt në Premier League.

Një fitore që ka ardhur falë golave të Gundogan (33′) dhe Fernandinho (90′) dhe që ka lejuar skuadrën e Guardiola-s të parakalojë Liverpool-in dhe të kapë përkohësisht Chelsea-n në krye, me londinezët që do të luajnë në 17:30 kundër Manchester United.

Goli i Hammers është realizuar nga Lanzini në minutën e 95-të.

Varsy show në fitoren 4-2 të Leciester kundër Watford-it.

Sulmuesi anglez, autor i  një dygolëshi, nuk ka treguar mëshirë ndaj skuadrës së ish-trajnerit të tij, Claudio Ranieri.

Vardy ka shënuar 93 gola në Premier League pasi ka mbushur 30 vjeç, duke barazuar legjendën e Arsenal, Ian Wright, për numrin më të madh të golave të shënuar nga një lojtar në të tridhjetat në historinë e kampionatit anglez.

Befasi për Everton, që është mundur 1-0 në fushën e Brentford-it.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit