City kursehet ndaj Burton, tjetër rrjetë e paprekur për Muriqin

23 Janar 2019
22:37
back button

Manchester City ka fituar edhe ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Carabao Cup, këtë herë me rezultatin e ngushtë 1-0 në shtëpinë e Burton Pirelli Stadium. 

Ndeshja e parë kishte përfunduar 9-0 në Etihad. Në finale City do të ndeshet me njërin mes Chelsea-t dhe Tottenham, që luajnë të enjten në mbrëmje. 

Pep Guardiola aktivizoi që nga minuta e parë Kevin De Bruyne dhe Kun Aguero, për të respektuar tifozët kundërshtarë që kishin mbushur stadiumin për të parë yjet e kampionëve në fuqi nga afër. 

Aguero shënoi golin e vetëm të takimit në pjesën e parë, ndërsa kishte edhe disa raste të tjera dhe me lehtësi mund të kishte shënuar një tripletë. 

Formacioni i Qytetarëve kishte një moshë mesatare 23 vite dhe 323 ditë, skuadra më e re që prej tetorit të vitit 2008 (23 vite dhe 318 ditë) në sfidën ndaj Middlesbrough në Premier League. 

Kjo është hera e dytë që City arrin finalen e kompeticionit në dy vite radhazi, hera e fundit që ka ndodhur ka qenë në sezoniet 2008/09 dhe 2009/10. 

Ishte një tjetër ndeshje ku mes shtyllave të City-t ishte portieri kosovar Arijanet Muriqi. Edhe këtë herë ai nuk ka pësuar gol. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit