City largohet nga Superliga, Ceferin i jep mirëseardhjen. Kryengritje te Liverpool

20 Prill 2021
22:59
Denis Hakanaj
back button

Manchester City është skuadra e parë që largohet zyrtarisht nga Superliga, dhe pritet të ndiqet nga Chelsea, Manchester United, Arsenal, Liverpool dhe Tottenham.

City ka konfirmuar në kanalet e klubit në rrjetet sociale se “ka nisur procedurat për t’u tërhequr nga projekti i Superligës”.

I menjëhershëm reagimi i presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, i cili ka thënë:

“Jam i gëzuar t’i jap mirëseardhjen City-t në familjen e futbollit europian. Kanë treguar zgjuarsi të madhe duke dëgjuar zërat, veçanërisht ato të tifozëve të tyre”.

Ndërkohë, Jordan Henderson, lojtar i Liverpool, pas një mbledhje të urgjente me kapitenët e skuadrave të Premier League, ka shkruar në Twitter:

“Nuk na pëlqen dhe nuk duam që të ndodhë (Superliga). Ky është pozicioni ynë i përbashkët. Impenjimi ynë për këtë futboill dhe për tifozët e tij është absolut dhe i pakushtëzuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit