City lë të lirë lojtarin që bleu për 45 milionë euro

17 Korrik 2019
17:40
back button

Manchester City është gati të lejojë Eliaquim Mangala të largohet nga klubi me parametra zero, këtë e raporton Telegraph. 

Kontrata e qendërmbrojtësit skadon në vitin 2020, por 28-vjeçari nuk është pjesë e lojtarëve që ka udhëtuar në Azi për fazën përgatitore. 

Ndeshja e tij e fundit me Citizens ka qenë në janar të vitit 2018, në EFL Cup ndaj Bristol City. 

Mangall është blerë për 45 milionë euro verën e vitit 2014 nga FC Porto, por ka dështuar nën drejtimin e Pep Guardiola-s dhe dy vitet e fundit ka luajtur i huazuar te Valencia dhe Everton. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit