City luan “tenis” me Schalke-n

12 Mars 2019
22:52

Pas fitores dramatike 3-2 në Gelsenkirchen, Manchester City e ka kthyer në një ndeshje stërvitore ndeshjen e kthimit ndaj Schalke duke fituar 7-0 në Etihad. 

The Citizens kanë shkatërruar skuadrën gjermane në shtëpi duke bërë një kalim të sigurt në çerekfinale. 

Ishte Aguero ai që me dopietën e tij brenda tre minutave nisi festivalin e golave për vendasit. 

Sane shënoi pak përpara pushimit golin e tretë. Pas pushimit, City nuk e uli ritmin dhe gjeti golin katër herë të tjera me Sterling, Silva, Foden dhe Gabriel Jesus. 

Një paraqitje bindëse e të besuarve të Pep Guardiola-s. Kjo ishte ndeshja e dhjetë këtë sezon që City shënon më shumë se pesë gola. 

Sergio Aguero ka shënuar golin e 11 në shtatë ndeshjet e fundit ndaj kundërshtarëve gjermanë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit