City në kundërsulm, gati t’i rinovojë kontratën mesfushorit që kërkohet nga Barcelona

17 Mars 2023
9:48
Telesport
back button

Pas presingut që skuadra e Barcelona po bën për të marrë mesfushorin gjerman Ilkay Gundogan, ekipi i Manchester City, me të cilin luan 32-vjeçari, është hedhur në kundërsulm. Sipas “Daily Mail”, klubi britanik ka nisur bisedimet me mesfushorin për t’i rinovuar kontratën.

“Citizens” ofrojnë një kontratë 2-vjeçare për Gundogan, kontrata e të cilit me kampionët e Anglisë skadon në fund të këtij sezoni. Po 2-vjeçare, me opsion për një të tretë, është edhe oferta që vjen nga Spanja, ndaj mesfushori nuk ka vendosur ende për të ardhmen.

Manchester City kërkon të vijojë bashkëpunimin me Gundogan, që luan me këtë skuadër që prej vitit 2016. Nuk dihet ende oferta financiare që kanë bërë anglezët krahasuar me atë që vjen nga Spanja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit