Manchester City ka pësuar humbjen e radhës në Premier League.
Skuadra e Pep Guardiola-s është mundur 2-1 në fushën e Aston Villa-s në javën e 17-të të kampionatit anglez.
Protagonisti i ndeshjes ka qenë Morgan Rogers, i cili ka shënuar dhe ka dhënë një asist në një ndeshje të Premier League për herë të parë në karrierën e tij, dhe e ka bërë kundër ish-klubit të tij.
ASTON VILLA-MANCHESTER CITY 2-1 – GOLAT – VIDEO
Ai është lojtari më i ri i Aston Villa-s që shënon dhe jep asist kundër kampionëve në fuqi në historinë e kampionatit anglez.
Goli i Citizens është shënuar në minutën e 93-të nga Foden.
Me këtë fitore, skuadra e Emery është ngjitur në vendin e pestë të renditjes dhe ka parakaluar pikërisht Manchester City-n.
Standings provided by Sofascore