City, Pep jep lajmin e keq pas fitores me Arsenal-in

17 Tetor 2020
22:38
Denis Hakanaj
back button

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City-t, ka folur për fitoren 1-0 të arritur në kampionat kundër Arsenal-it.

“Kemi bërë ndeshjen që kishim parashikuar, për ne ka qenë një fitore shumë e rëndësishme. Aguero ka luajtur shumë mirë për gjashtëdhjetë minuta,  Ederson ka bërë pritje shumë të mira pas atyre kundër Leeds”, ka thënë Pep për Sky Sports.

Më pas, trajneri i Qytetarëve ka dhënë një lajm të keq për tifozët:

“Gabriel Jesus? Ndoshta do të qëndrojë jashtë për shumë kohë, nuk do ta kemi në dispozicion për disa muaj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit