City, Pep kthen në lojtar rezervë zotërinë 65 milionë euro

15 Nëntor 2019
16:02
Denis Hakanaj
back button

Ish-mbrojtësi i krahut i Inter-it dhe Juventus-it, i cili u transferua këtë verë te Manceshet City, po kalon një moment negativ. 25-vjeçari i kërkuar me ngulm nga Pep Guardiola nuk ka arritur të sigurojë një vend në formacionin titullar, por nuk konsiderohet as një alternativë e parë.

Aktivizimi me pikatore i lojtarit te City ka patur pasoja edhe te kombëtarja, ku Cancelo ka humbur vendin në ekip dhe është kthyer në një alternativë të tretë.

Trajneri Santos, në fakt, edhe në ndeshjen e luajtur të enjten në mbrëmje, pavarësisht mungesës së Semedo-s, ka preferuar të aktivizojë Ricardo Pereira-s,  mbrojtësin e krahut të Leicester, duke e kthyer ish-yllin e Juventus-it në një lojtar rezervë.

Pesë ndeshjet e luajtura me City-n, prej të cilave vetëm 3 si titullar, janë shumë pak dhe Cancelo  tani është kthyer në një çështje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit