City-Real, formacionet zyrtare: Guardiola dhe Zidane me zgjedhje befasuese

7 Gusht 2020
20:09
Denis Hakanaj
back button

Janë publikuar formacionet zyrtare të Manchester City-Real Madrid, ndeshje e vlefshme për 1/8-at e Champions League.

Pep Guardiola ka vendosur t’i besojë nga minuta e parë të riut Foden. Jashtë David Silva, hapësirë për Gundogan në mesfushë, ndërsa në mbrojtje do të luajë Cancelo.

Zidane do të aktivizojë nga minuta e parë Eden Hazard dhe Rodrygo-n. Belgu nuk ishte në maksimumin e formës, por në fund ka rikuperuar, ndërsa braziliani ka fituar befasisht balotazhin me Asensio   dhe Vinicius.

Militao do të marrë vendin e Ramos-it të skualifikuar në qendër të mbrojtjes. Nuk ia del Marcelo, që do ta nisë ndeshjen nga stoli. Në vend të tij do të luajë Mendy.

Formacionet zyrtare

MANCHSTER CITY (4-3-2-1): Ederson; Walker, Fernandinho, Laporte, Cancelo; Rodri, Gundogan, De Bruyne; Foden, Sterling; Jesus.

REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Varane, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Rodrygo, Benzema, Hazard.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit