City troket në portën e Realit, 40 milionë euro për të “harruarin” e Zidane!

16 Nëntor 2019
11:06
back button

Manchester City ka nisur të lëvizë në merkato, pasi kërkon një zëvendësues për David Silvan. Spanjolli do të largohet në fund të sezonit nga “Etihad Stadium”, ku sipas gjasave do të bashkohet me japonezët e Vissel Kobe.

Objektivi kryesor i klubit anglez është Isco Alarcon, madje oferta e parë është bërë gati. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, drejtuesit nga ishulli, kanë gati 40 milionë euro për të bindur Realin që të lirojë mesfushorin.

Isco është lënë në harresë nga Zidane, teksa numëron vetëm 203 minuta këtë sezon në La Liga. Një kalim te City do të ishte perfekt për 27-vjeçarin, por gjithçka është në dorë të “Los Blancos”, të cilët duhet të shqyrtojnë ofertën e “Citizens”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit