Claudio Pizarro, përralla me fundin e bukur! Thuajse 42 vjeç vendos të thotë mjaft pasi ekipi i tij shpëtoi

7 Korrik 2020
17:42
Telesport
back button

Pasi ka kontribuar në arritjen e pestë të karrierës së tij me fanelën Werder Bremen, sulmuesi peruan i lindur në vitin 1978, Claudio Pizarro, ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli.

Ai e bëri dje, në përfundim të play-off-it për mbijetesën të zhvilluar nga skuadra e Milot Rashicës përballë surprizës së Bundesliga 2, Heidenheim. Mjaftuan dy barazime dhe njëri me gola që t’i jepte biletën për të qëndruar Bremenit.

Claudio Pizarro dice addio al calcio a quasi 42 anni: "Grazie ...

Pavarësisht se nuk ka luajtur as një minutë në dy sfidat vajtje-ardhje, edhe pse 41 vjeç, “El Barbaro” këtë vit zbriti në fushë 18 ndeshje në kampionat duke vënë në dispozicion të trajnerit Florian Kohfeldt gjithë lidershipin dhe përvojën e tij.

Golat e fundit zyrtare mbeten ato të 6-1 kundër Atlas SV, një vit më parë (më 10 gusht 2019) në Kupën e Gjermanisë. Në fund, pra, përkundër një viti për të thënë sa më pak të komplikuar, veterani i Bundesligas arriti t’i jepte fund karrierës së tij duke ruajtur elitën!

Claudio Pizarro suffers muscle injury | SV Werder Bremen

Një lidhje, ajo midis Claudio Pizarro dhe Werder, e cila ka karakterizuar pjesën më të madhe të karrierës së bomberit peruan. Në plot katër momente të ndryshme, në fakt, numri 14 bardhejeshil ka luajtur me klubin e Bremenit, që e bleu herën e parë në vitin 1999 nga Alianza Lima, duke e marrë në Europë 20-vjeçar.

Claudio Pizarro dice addio al calcio a quasi 42 anni: "Grazie ...

Që në atë kohë, Pizarro tregoi klasin dhe nuhatjen e bomberit me 38 gola mes kampionatit dhe kupave në dy vite. Një shpërthim që i dha mundësi të fitonte vëmendjen e Bayern Munich, ku firmosi në vitin 2001 dhe ku qëndroi 6 vite duke shënuar 100 gola. Ishin sezonet e fitoreve dhe trofeve të parë: 3 Bundesliga dhe Kupën e Gjermanisë, përtej një Kupe Lige Gjermane dhe Kupën Interkontinentale.

UEFA Champions League on Twitter: "Josep Guardiola on 2013 #UCL ...

Me Bayern edhe Champions në vitin 2013. Plot 200 gola në Bundesliga për një legjendë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit