Clippers triumfon në shtëpinë e Spurs, sfidë me Lakers për një vend në play off

21 Janar 2019
8:23
Telesport
back button

Tri ndeshjen të luajtura sot në NBA. Skuadra e Clippers fitoi 103-95 ndaj San Antonio në fushën e kësaj të fundit, një përballje mes dy ekipesh që synojnë play off-in në Konferencën e Perëndimit. Miqtë nga Los Anxhelosi e dominuan ndeshjen në shumicën e kohës, me Harris që realizoi 27 pikë, mbështetur edhe nga Beverley me 18 pikë e 12 rebound.

Pa probleme fiton Indiana, që mundi 120-95 ndaj Charlotte, suksesi i 31-të sezonal, takim ku vendasit dominuan në fushë dhe e merituan fitoren. U dalluan Oladipo me 21 pikë e Collison me 19. Në sekondat e fundit fiton ekipi i Minnesota, që mposhti 116-114 Phoenix, sfidë ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Rose mer 31 pikë e Towns me 30 pikë e 12 rebound ishte më i miri në fushë.

NBA – Rezultatet e sotme

Indiana – Charlotte, 120-95

Minnesota – Phoenix, 116-114

San Antonio – Clippers, 95-103

Lajme të tjera

Lajmet e fundit