Clippers zhgënjejnë ndaj Brooklyn, triumfojnë Toronto e Houston

10 Gusht 2020
9:01
Gentian Spiri

Në Orlando vijojnë të luhen ndeshjet e mbetura të sezonit të rregullt, aty ku NBA ka rinisur pas pandemisë së Covid-19 dhe vijon sezonin 2019-2020.

Në ndeshjet e luajtura sot, spikat fitorja 129-120 e Brooklyn ndaj Clippers, humbje që prish shumë punë për ekipin kalifornian. Brooklyn e dominoi ndeshjen, ku u dalluan LaVert me 27 pikë e Harris me 25, duke i bërë të pavlefshme 39 pikët e Leonard për Clippers.

Fiton skuadra e Houston, që mundi 129-112 Sacramento, ndeshje me dy pamje. Teksanët e dominuan takimin në pjesën e dytë, ku diferencën e bënë Rivers me 41 pikë e Harden me 32. Pas kohës shtesë fiton Boston, që mundi 122-119 Orlando, me Hayward që realizoi 31 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Oklahoma – Washington, 121-103

Toronto – Memphis, 108-99

New Orleans – San Antonio, 113-122

Boston – Orlando, 122-119

Portland – Philadelphia, 124-121

Sacramento – Houston, 112-129

Clippers – Brooklyn, 120-129

Lajme të tjera

Lajmet e fundit