ÇMENDET ARSENALI! Po përgatit 70 mln sterlina për surprizën e fundit në merkato

back button
29 Janar 2023
21:31
Telesport

Arsenali po planifikon një ofertë të dytë prej më shumë se 60 milionë sterlina për të nënshkruar me Moisés Caicedo pasi Brighton & Hove Albion pranuan se ishin gati të shisnin mesfushorin e tyre përpara mbylljes së afatit kalimtar të martën.

Mesfushori i Ekuadorit ka qëndruar larg klubit që kur konfirmoi se donte të largohej në një deklaratë në rrjetet sociale të premten. Brighton vlerëson Caicedon në rreth 80 milionë sterlina dhe ka refuzuar ofertën fillestare të Arsenalit prej 60 milionë sterlina dhe ofertën e mëparshme të Chelseat prej 55 milionë sterlinash…

Gunners kanë arritur dy marrëveshje tashmë këtë muaj. Anësori Trossard mbërriti nga Brighton përpara se Arsenali të merrte mbrojtësin Jakub Kiwior nga Spezia. Disa mund të kenë menduar se shpenzimet e janarit kishin mbaruar, por Arsenali po shtyn sërish për një shtesë të re.

Daily Mail sugjeron se një ofertë e re prej 70 milionë sterlinash do të vijë së shpejti pasi Topçinjtë synojnë të mposhtin kohën dhe të nënshkruajnë me Caicedo këtë javë. “Do të doja që ai ta mbyllte sezonin me ne. Por ne jemi gati të ecim përpara pa të…” ishte deklarata e trajnerit te Brighton Roberto De Zerbi për Moises Caicedo gjatë konferencës së tij për shtyp pas ndeshjes sot…

Vete futbollisti ka thene se “do te doja t’i sillja klubit shume para sepse me ka bere ky qe jam sot dhe dua te kontriboj qe neser pasneser te fuqizohen edhe me shume me futbolliste te tjere ne merkato”, ka thene mesfushori…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit