Çmendet Barcelona, i ofron kontratë të përjetshme Messit

20 Tetor 2019
9:14
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona do t’i ofrojë Lionel Messit një kontratë të jashtëzakonshme. Klubi katalanas do t’i zgjasë kontratën me 10 vite deri kur Messi të jetë 42 vjeç, pasi kanë frikë se mund të largohet nga klubi. Kampionët e Spanjës nuk duan të humbasin yllin argjentinas që del si i lirë në fundin e sezonit të ardhshëm. 

Mediet në Spanjë shkruajnë se Barcelona do t’i ofrojë një kontratë të përjetshme dhe do që ta mbyllë karrierën në Camp Nou. Cadena Ser bën me dije se Messi do të ketë një kontratë 10-vjeçare në tavolinë. Zërat e fundit pranë argjentinasit thonë se ai mund të largohet. 

Ofertat nuk mungojnë me kampionatin kinez dhe MLS në Amerikë që kanë nisur luftën me oferta të frikshme. Argjentinasi do të pritej me tapet të kuq dhe do të vazhdonte të ishte lider e të shënonte gola. 


Lajme të tjera

Lajmet e fundit