Çmendet Felipe Melo, sulmon përgjegjësin e shtypit të ekipit kundërshtar (Video)

18 Qershor 2024
20:24
Denis Hakanaj
back button

Gjatë minutave shtesë të ndeshjes mes Atletico Goianiense dhe Fluminense, mesfushori brazilian Felipe Melo u përfshi në një episod të shëmtuar që mund të ketë pasoja të rënda.

Mesfushori brazilian, ish-lojtar, ndër të tjera, i Interit, Juventusit dhe Fiorentinës, rrezikon të skualifikohet deri në 12 ndeshje për shkak se ka shtyrë zyrtarin e shtypit të Atlético Goianiense, fajtor se ka festuar shumë në golin e fitores së shënuar në minutën e 95′ nga skuadra e tij, sipas Melo-s.

Fatkeqi u rrokullis keq në tokë pasi mori shtyrjen e ashpër nga pas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit