Çmendet Giannis, godet me kokë rivalin dhe përjashtohet (video)

12 Gusht 2020
11:31
Telesport
back button

Basketbollisti i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo, realizoi 12 pikë e 9 rebound në takimin e fituar 126-113 ndaj Washington, por ai luajti vetëm në periodën e parë të ndeshjes. MVP-ja i sezonit të kaluar u përjashtua nga loja në periodën e dytë, pas një gjesti antisportiv.

Në minutat e para të periodës së dytë, Giannis godet me kokë rivalin e tij të Wizards, Mo Wagner, në një moment kur loja kishte ndalur. Giannis shkaktoi faull në sulm pak sekonda para se të godiste rivalin me kokë, një gjest që u konsiderua si antisportiv nga gjyqtarët, që e përjashtuan.

Giannis Antetokounmpo u duk nervoz pas faullit në sulm që i dhanë gjyqtarët dhe reagoi në mënyrë të gabuar. Kjo është hera e katërt në karrierën e basketbollistit grek që ai largohet nga fusha me teknike përjashtimi, e treta në sezonin e rregullt. Bucks ka rekordin më të mirë sezonal në NBA.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit