Çmendet ish-lojtari i NFL-së, lëpin gruan për t’i ngjitur “Coronavirus”

6 Prill 2020
12:05
Alfred Lleshi

Bota është gjunjëzuar nga “Coronavirus”. Njerëzit janë karantinuar në shtëpi, si e vetmja masë mbrojtëse, për të mos pasur kontakt me të tjerët. Megjithatë, në kushtet e një izolimi të gjatë, nuk mund të mungojnë edhe incidentet e llojeve të ndryshme. Kështu, Jim Hill, një ish-lojtar i NFL-së dhe komentator i famshëm sportiv në rrjetin televiziv CBS, akuzohet nga bashkëshortja e tij se e ka lëpirë në fytyrë me dhunë për t’i ngjitur Covid-19. 

“Jim Hill mohon akuzat e Lori Lee për dhunën në familje”, – tha një nga avokatët e tij për “TMZ Sports”. Lori Lee, gruaja e Hill, e denoncoi burrin e saj se u bë i dhunshëm me të gjatë një debati që ndodhi mes tyre në shtëpi, në Los Angeles. Ajo shpjegon se si u çmend ish-lojtari i NFL-së. Në pozicion mbrojtjeje, duke pritur që Hill ta godiste, ish-lojtari e San Diego Chargers, Green Bay Packers dhe Cleveland Browns veproi ndryshe me gruan. 

Kur bashkëshortja u ngrit në këmbë, Hill e ngjiti pas muri, duke i vendosur në qafë një shkop golfi. Ai më pas i lëpiu fytyrën në mënyrë agresive, me qëllimin për t’ia transmetuar virusin Covid-19 (burri mendoi se ishte i infektuar me “Coronavirus”, pas një udhëtimi në Las Vegas). Gjykata la lëshuar një urdhër mbrojtjeje për Lori Lee, ndaj Jim Hill nuk do të mund t’i afrohet deri në përfundim të procesit.

Avokatja e Hill, Linda Savitt, tha: “Jim Hill i mohon akuzat. Kjo ishte një manovër strategjike nga ana e znj.Le, në prag të një ndërmjetësimi të planifikuar për të zgjidhur marrëdhëniet e tyre personale”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit