Çmendet Khabib, pas fitores kapërceu sërish kafazin për… (video)

8 Shtator 2019
9:53
Telesport
back button

Khabib Nurmagomedov e ka vuajtur shumë presionin që ka patur mbi vete gjatë këtyre 11 muajve pa dueluar në kafaz. Pasi mposhti në kafaz Dustin Poirier në eventin UFC-242, zhvilluar dje në Abu Dhabi, kampioni i botës në peshën e lehtë ka përsëritur skenat e 11 muajve më parë, kur triumfonte ndaj Conor McGregor.

Khabib ka kërcyer mbi kafaz për t’u hedhur sërish mbi turmën që ndodhej pranë kafazit. Asnjë nga rojet e sigurisë nuk ka mundur ta mbajë kampionin rus të arteve marciale mikse, që iu drejtua presidentit të UFC-së, Dana White. Këtë herë jo për sherr, siç ndodhte një vit më parë me stafin e McGregor, por për ta përqafuar numrin 1 të UFC-së.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit