“Çmendet” Mourinho, ofron 100 milionë euro për 21-vjeçarin francez

11 Dhjetor 2018
14:36
Alfred Lleshi
back button

Manchester United iu është bashkuar klubeve të mëdha europiane, që synon të marrë shërbimet e mesfushorit Tanguy Ndombele, pjesë e Olympique Lyon. Jose Mourinho është i gatshëm që të bëhet një nga aktorët e mëdhenj të merkatos së verës, në qoftë se nuk do t’i përmbushë disa objektiva në janar.

Sipas gazetës britanike “Mirror”, klubi nga “Old Trafford” është gati të ofrojë deri në 100 milionë euro për talentin francez, të cituar më sipër, i cili është vetëm 21 vjeç. Me këtë sasi parash, Manchester United do të sfidojë rivalitetin e të mëdhenjve të tjerë në futbollin kontinental, si Manchester City, Barcelona apo Tottenham, që gjithashtu e kanë lojtarin në planet e tyre.

Jean Michel Aulas, presidenti i Olympique Lyon, thuhet se kanë kthyer tashmë mbrapsht oferta deri në 50 milionë euro për Ndombele. Nga ana e tij, lojtari ka theksuar se nuk ka preferencë për klubin e të ardhmes së tij. Me pak fjalë, ankandi është i hapur…

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit