Çmendet PSG, i ofron Mbappe-së skuadrën dhe një rrogë përrallore

19 Maj 2022
15:33
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain nuk ka hequr akoma dorë nga Kylian Mbappe. Përkundrazi, francezët as që e çojnë në mendje mundësinë që ta humbin yllin.

Sipas El Chiringuito de Jugones, drejtuesit e klubit farncez janë të gatshëm të bëjnë një gjest ekstrem për të bindur që të qëndrojë në Paris dhe të mos shkojë te Real Madrid.

Paris Saint-Germain, në fakt, duket se i ka ofruar të bëhet menaxheri i projektit sportiv të klubit dhe një rrogë marrëmendëse për të bindur.

Ish-ylli i Monaco-së, sipas programit të njohur spanjoll, do të kishte të drejtën të zgjidhte/shkarkonte trajnerin, drejtuesit dhe shokët e skuadrës.

Kontrata e kampionit të botës me PSG-në skadon në fundin e këtij sezoni dhe kampionët e Francës rrezikojnë ta humbasin me kosto zero.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit