ÇMENDET SAN SIRO: Calhanoglu ndëshkon Barçën me një super gol (Pamjet)

4 Tetor 2022
21:54
Denis Hakanaj
back button

Është zhbllokuar në fundin e pjesës së parë ndeshja e madhe e Champions League mes Inter-it dhe Barcelona-s, që po luhet mbrëmjen e sotme në San Siro.

Kanë qenë zikaltrit ata që kanë goditur spanjollët në minutën e dytë të 4 minutave shtesë të dhënë nga arbitri slloven Vincic.

Hakan Calhanoglu ka mposhtur Ter Stegen dhe ka shtangur Lewandowski-n me shokë me një goditje të jashtëzakonshme nga jashtë zone.

INTER-BARCELONA – GOLI I CALHANOGLU – VIDEO

Turku, ish-yll i Milan-it, a shkuar shumë afër golit edhe në minutën e shtatë me një tjetër goditje të frikshme  nga distanca, por në atë rast Ter Stegen ka arritur ta devijojë topin në goditje këndi.

Një avantazh më se i merituar për skuadrën e Simone Inzaghi-t që ka shkuar disa herë afër golit dhe që ka shënuar në minutën e 29-të me Correa-n, por ky i fundit ka qenë në pozicion jashtë loje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit