Çmendet Simeone, “flak” Diego Costën dhe kërkon sulmuesin “e panjohur”!

21 Mars 2020
19:59
back button

Diego Simeone duket se ka nisur të mendojë për merkaton e verës dhe për përforcimet e mundshme që mund të ketë tek Atletico i tij.

Emri i parë duket se është dhënë te drejtuesit dhe sipas asaj që shkruan “AS”, bëhet fjalë për një emër surprizë. Alfredo Morelos quhet dëshira e Simeones. Sulmuesi aktivizohet me Rangers që nga viti 2017 dhe me skocezët ka shënuar 77 gola në 136 ndeshje.

Për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit Atletico duket se ka gati 15 milionë sterlina. Arsyeja se përse Simeone kërkon kolumbianin lidhet me ecurinë jo të mirë të Diego Costës. Sidoqoftë, emri i Morelos duket një bast shumë i rrezikshëm nga ana e “Cholos”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit