Çmendet ylli i UFC-së, zihet me rojet e sigurisë gjatë një eventi të MMA

11 Janar 2022
13:04
Telesport
back button

Sportisti suedez i arteve marciale mikse Khamzat Chimaev (10 fitore, 0 humbje në kafaz në UFC), ka qenë protagonist i një incidenti gjatë një eventi të MMA-së zhvilluar në vendlindjen e tij.

Chimaev ndodhej në radhën e parë për të parë një event në Suedi, për të ndjekur një mikun e tij. Në momentin që gjyqtari ndali sfidën, Chimaev është tërbuar dhe ka kërkuar të hyjë në kafaz.

Ai ka tentuar të zihet me të gjithë për të protestuar në mbrojtje të mikut të tij, që humbi sfidën. Ai është ndalur dhe më pas është zënë me forcat e sigurisë, që e kanë patur të vështirë të përmbajnë Chimaev.

Ai konsiderohet si një nga yjet e rinj të këtij sporti, teksa pritet të duelojë së shpejti për titullin kampion bote në epshën e mesme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit