Newcastle blen sulmuesin brazilian për shifrën rekord!

23 Korrik 2019
19:17
back button

Klubet angleze mbajnë rekord për blerje të shtrenjta dhe nuk po flasim për klubet e mëdha, por edhe ato të mesit të tabelës.

Newcatle United ka heshtur të gjithë kritikët e tyre, që së fundi e akuzonin se nuk po investon, duke iu referuar largimit të Rafael Benitez për në Kinë. Klubi i Premier League zyrtarizoi blerjen e sulmuesit Joelinton, nga Hoffenheim për 44 milionë euro, duke vendosur rekord klubi.

22-vjeçari brazilian nënshkroi kontratë 6-vjeçare, deri më qershor të vitit 2025.

Joelington luajti vetëm një sezon në Bundesligën gjermane, duke shënuar 7 gola në 28 ndeshje që luajti. Ndërkohë që përgjatë gjithë sezonit luajti në 35 ndeshje, ku shënoi 11 gola.

Hoffenheim e bleu para dy vitesh nga Sport Recife në Brazil dhe e huazoi te Rapid Wien, aty Joelington luajti 95 ndeshje dhe shënoi 21 gola në dy sezone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit