Çmenduri angleze, londinezët mbledhin 192 mijë tifozë për një ditë

16 Shtator 2019
18:18
back button

Ndeshjet e futbollit kanë dyndje të mëdha tifozësh, aq sa një pjesë e qytetit ku zhvillohet një ndeshje e rëndësishme mund të paralizohet.

Por, çdo ndodhë në Londër më 22 shtator, që përkon me këtë të të diel që vjen?

Plot katër skuadra të kryeqytetit të Anglisë do të zhvillojnë sfidat e tyre për javën e 6-të të Premier League.

Në orën 14:00 zhvillohen ndeshjet: Crystal Palace-Wolves, në “Selhurst Park Stadium”, me kapacitet 25 mijë vende. West Ham-Manchester United do të jetë sfida tjetër paralele në “London Stadium”, me kapacitet 66 mijë vende.

Që do të thotë se në të njëjtën orë mund të jenë 91 mijë tifozë që shohin dy ndeshje, por që ka gjasë që stadiumet të mos jenë plot e përplot.

Dy orë e gjysmë më vonë, pra në 16:30 do jenë dy sfida të tjera, po në Londër. Arsenal-Aston Villa, që zhvillohet në “Emirates Stadium”, me kapacitet 60 mijë vende dhe Chelsea-Liverpool, që zhvillohet në “Stamford Bridge”, me kapacitet 41.6 mijë vende.

Edhe në këtë fashë orari do të jenë mbi 100 mijë tifozë në shkallët e stadiumit, që po ta llogarisimin në tërësi do të jenë mbi 190 mijë tifozë, që do të pushtojnë Londrës, nga Jugu i qytetit në Perëndim dhe në Lindje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit