Çmenduri, arbitri shënon dhe e akordon gol të rregullt (VIDEO)

26 Maj 2019
10:28
back button

Nga sulmuesi tek portieri mund të shënojnë, madje edhe gjyqtari mund të bëjë gol. Kështu ndodhi në ligën e tretë në Holandë, në ndeshjen e fundit të kampionatit mes Hakermase Boys dhe Hoek.

Është minuta 66’ dhe ekipi i Hakermase Boys kryeson 3-1. Hoek nis një aksion ku për pak shënon, por portieri vendas fluturon në vijën fatale dhe e largon topin. Sfera shkon sërish në këmbët e një lojtari të Hoek, që e hedh topin në zonë, aty ku është afruar gjyqtari që e devijon me këmbë dhe e dërgon në rrjetë topin.

Rezultati shkon në 3-2, pavarësisht protestave të lojtarëve. Gjithsesi pak minuta më vonë ndeshja zgjidhet sepse Hakermase Boys shënojnë edhe golin e katërt dhe të fitores.

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm Bordi i Shoqatës së Futbollit Ndërkombëtar ka vendosur se çdo prekje e gjyqtarit në fushë, që shkakton asist, gol ose favorizon njërin ekip, loja do të ndalet dhe topi do të kthehet tek portieri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit