ÇMENDURI: De Laurentiis ishte duke shkarkuar Gattuson, por…

19 Janar 2020
11:34
back button

Dalin prapaskena vërtet të bujshme dhe të çmendura pas humbjes së Napolit ndaj Fiorentinas. Me tre pikë në pesë javë kampionat (4 humbje), Gennaro Gattuso i ka shpëtuar shkarkimit nga Napolit, sipas “Gazzetta dello Sport”, sepse Ancelotti ka gjetur punë dhe është trajner i Evertonit.

Presidenti napolitan, i hidhëruar dhe zhgënjyer nga Gattuso (e priti si hero!) do të ishte gati të kthente Carletton, por ky i fundit nuk është i lirë dhe pranoi stolin e Evertonit në Premier League. Kaos total te Napoli dhe perceptimi është që në fund të sezonit Gattuso të largohet nëse vazhdohet kështu!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit