Çmenduri! De Rossi drejt Amerikës Latine, gati për derbin e jashtëzakonshëm

11 Qershor 2019
16:36
Eraldo Harlicaj
back button

Daniel De Rossi u largua nga Roma si të ishte një futbollist i rëndomtë… Si të ishte futbollisti i 24-t që figuron kot në bordero. Kapiteni i kushtoi karrierën ekipit të tij të zemrës, por nuk shkoi gjithçka si duhet. Mesfushori u përfshi në një vorbull thashethemesh dhe situatash që kurrë nuk do të donte të ishte pjesë. 

Roma është kapitull i mbyllur, ndërsa në derën e tij ka trokitur një ofertë mjaft tunduese. Boca Juniors kërkon të rrëmbejë veteranin. Italiani duket i tunduar nga ideja, megjithatë e vështirë të ndryshojë jetën e tij me 180 gradë në moshën 35-vjeçare. 

Boca ka shpresë se ish-kapiteni i Romës do të ndihmojë që të thyejnë rivalët e River Plate. Derbi i Italisë kundër Lazios mund t'i duket si një shfaqje teatri De Rossit përpara "Superclasicos". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit