ÇMENDURI: Gafat e portierëve, Chelsea federon legjendarin Peter Cech!

20 Tetor 2020
20:42
Eraldo Harlicaj

Chelsea po vuan shumë në portë, pasi Kepa po bën gafa ndeshje pas ndeshjeje, ndërsa Mendy nuk ka bindur. Caballero nga krahu tjetër është 39 vjeç dhe nuk ofron garanci.

Një lëvizje e çmendur ka ndodhur në kampin e bluve të Londrës. Trajneri Frank Lampard ka përfshirë në listën e lojtarëve të tij dhe Petr Cech. Çeku mund të rikthehet sërish në fushë dhe pse ka lënë futbollin para pak kohësh.

38-vjeçari është përfshirë në listën e emergjencës në rast se portierët e Chelseas dëmtohen të gjithë, apo preken nga COVID-19. “Petr Cech është përfshirë në skuadër në rast emergjence me portierët. Ky është një hap për të mbrojtur ekipin në rast se përballemi me vështirësitë e COVID-19. Ai ban këtë rol si futbollist pa kontratë”, – shkruan klubi blu.

Cech u tërhoq nga futbolli më 29 qershor 2019, ndërsa trajneri Frank Lampard tha: “Të kemi Cech që stërvit portierët dhe mban vetën në formë është fantastike. Ai na jep shumë eksperiencë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit