Çmenduri: Liverpool dhe Arsenal pas Kumbullës, zbulohen prapaskenat e merkatos

24 Maj 2020
11:53
Eraldo Harlicaj
back button

Marash Kumbulla ka bërë mjaft mirë në Serie A, ndërsa ka shumë zëra për merkaton e verës. Gjigantët e Italisë siç janë Inter, Lazio, Napoli dhe Fiorentina po e ndjekin hap pas hapi, por interesimi ka shkuar dhe përtej Italisë.

TuttoNapoli shkruan se Liverpooli po monitoron futbollistin e kombëtares shqiptare. Trajneri Jurgen Klopp është joshur nga mosha e re e lojtarit dhe përformancat e mira. “Redsat” nuk janë i vetmi ekip që e duan në Angli.

Fc Inter News bën me dije se në garë është futur dhe Arsenali. Trajneri Mikel Arteta e pëlqen futbollistin shqiptar dhe mendon se do t’i bënte shumë punë në qendrën e tij të mbrojtjes që fut ujë nga të gjitha anët. Verona ka kryqëzuar gishtat, pasi synon që t’i marrë të paktën 25 milionë euro Kumbullës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit