Çmenduri, Milani në Kosovë kushton sa qimet e kokës

6 Korrik 2019
10:45
back button

Para disa vitesh Milani vinte në Shqipëri për të luajtur dy miqësore e për të arkëtuar shifra të majme. Tani loja vijon në Kosovë, sepse klubi kuqezi, mjaft i dashur për shqiptarët, ka marrë një ofertë për të luajtur një miqësore kundër Feronikelit, kampion në fuqi në Kosovë.

Diçka e bukur, Milani mbetet i madh, edhe pse prej vitesh lëngon dhe nuk ka shans të pretendojë majat e Europës. Megjithatë, dardha e ka bishtin prapa dhe tifozët që duan të shkojnë në stadium në Prishtinë më 10 gusht duhet të maten mirë.

Organizatori i ndeshjes Feronikeli-Milan, Agron Selimi ka dhënë detaje duke folur në RTV Dukagjini, duke zbuluar çmimet e iletave, që janë vërtet të kripura.

Çmimi i biletave do të jetë nga 35 euro deri në 155 euro dhe biletat do të shiten vetëm online. Me pak fjalë, një miqësore verore me Milanin vlen më shumë se Kosovë-Angli, edhe pse kjo e fundit mund të vlejë një vend në Europian. E imagjinoni sikur Feronikeli-Milan të luhet për një vend në grupet e Champions League?

Lajme të tjera

Lajmet e fundit