Çmenduri në ring, babai i boksierit humbës çon 3 vetë në spital (video)

22 Shtator 2020
9:42
Telesport
back button

Një vendim i gjyqtarisë nuk është pritur mirë nga babai, njëkohësisht edhe trajneri i boksierit humbës. Ai është nevrikosur dhe ka goditur kë ka patur përpara, duke çuar në spital 3 persona, të tri në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Rekale (Napoli-Itali), në garat e kampionatit rajonal për mosha në boks. Trajneri i një palestre napoletane, ka kundërshtuar vendimin që gjyqtaria i dha të birit, që humbi sfidën.

Ai ka rrëmbyer disa karrige dhe ka nisur të sulmojë gjyqtarët. Në ato çaste ndodhi një rrëmujë, pasi trajneri ka goditur edhe persona të tjerë, duke plagosur disa prej tyre.

3 janë shtruar në spital në gjendje të rëndë. Federata ka deklaruar se do të marra masa ekstreme, ndërkohë që personi është ndaluar nga policia.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit