ÇMENDURI NË ROMË | Juventusi përmbys nga 3-1 në 3-4. Szczęsny pret penalltinë e 4-4 (Video)

9 Janar 2022
20:24
Telesport
back button

Ndeshja me e bukur e sezonit ne Serie A u luajt sonte!

Ndeshje e çmendur në Olimpico mes Romes dhe Juventusit. Pas barazimit 1-1 ne pjesen e pare, ne pjesen e dyte jane shenuar 5 gola dhe 3 kane qene bardhezi.

Fillimisht Roma ka shenuar dy here ne 5 minuta me Mkhyktarian dhe Pellegrini.

Me pas eshte pergjigjur Juventusi me Locatelli dhe Kulusevski (gol i anuluar por i akorduar nga VAR)

Por, çmenduria u permbush kur De Sciglio realizoi golin e 3-4 per bardhezinjte!

Nuk mbaron me kaq, sepse eshte Roma ajo qe ka shansin e barazimit 4-4 kur pasi De Ligt shkakton penallti dhe del me te kuq, Pellegrini hipnotizohet nga SZCZESNY!

 

Nje sukses i pabesueshem i djemve te Allegrit ne nje sfide qe donte te thoshte shume per renditjen dhe per faktin se luftohet per zonen Champions dhe Atalanta gjithashtu kishte fituar. Tani, vemendja te Superkupa e Italise, ne mesjave, ndaj Interit, ku do te mungojne si Cuadrado, ashtu edhe De Ligt (i ndeshkuar me te kuq sonte)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit