Çmenduri në Serie A, Verona rikuperon disavantazhin 0-3 brenda 15 minutash! (VIDEO)

15 Dhjetor 2019
14:36
back button

E pabesueshme ajo që ka ndodhur ditën e sotme në “Bendegoti”, me Veronën dhe Torinon që janë ndarë në barazim 3-3. Çmenduri e vërtetë ajo që kanë bërë vendasit, të cilët ishin në disavantazh 0-3 deri në minutën e 69-të.

Më pas, brenda 15 minutash ka ndryshuar gjithçka, me Veronën që ka barazuar shifrat në 3-3. Fillimisht Pazzini në të 69-tën, e më pas Verrë në të 76-tën dhe Stepinski në të 84-tën, barazuan gjithçka, duke shpërthyer në festë tifozët. Në këtë takim itullarë ishte dhe dyshja shqiptare Rrahmani-Kumbulla.

 

Kështu, me barazimin e marrë sot, Verona konfirmon sezonin e mirë që po bën dhe mbetet në vendin e 11-të në kuotën e 19 pikëve, ndërsa Torino në vendin e 9-të me dy pikë më shumë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit