ÇMENDURI NË SHKODËR: 9 gola, Vllaznia luan “tenis” me Dinamon (VIDEO)

18 Tetor 2021
21:59
Telesport

Ndeshje spektakolare në “Loro Boriçi” sonte mes Vllaznisë dhe Dinamos, që ka prodhuar plot 9 gola! Po, po, e lexuat tamam…

Nëntë gola, raste pafund, VAR, penallti, polemika, një nga sfidat që i mungonte prej vitesh elitës së futbollit shqiptar dhe që përmbushi e tejkaloi plotësisht pritshmëritë e publikut në “Loro Boriçi” dhe atij para ekranit të Supersport.

Festojnë shkodranët, që me përjashtim të një vendosjeje të gabuar në minutat e pra, u shfaqën dominues, duke përmbysur dhe shënuar gjithmonë që Dinamo kërkonte të rihapte takimin, teksa protagonist absolut ishte padyshim Liridon Latifi me tre asiste, ashtu si Aralica me dy gola dhe Jonuzi me një perlë nga distanca.

Dinamo vuajti shumë, veçanërisht në krahun e djathtë të mbrojtjes, që ishte një autostradë për shkodranët dhe pavarësisht përpjekjeve, në fund  u detyrua të largohet kokë-ulur nga “Loro Boriçi” dhe të provojë shijen e humbjes së parë sezonale në kampionat.

Pas këtij suksesi shkodranët ngjiten në vendin e dytë me 9 pikë, dy më pak se Tirana kryesuese, ndërsa Dinamo mbetet në vendine 6 me po kaq pikë në 5 javët e para të kampionatit.

Vllaznia – Dinamo  6-3  Diagne 16′, Djurdjeviç 34′, Aralica 55′, 70′, Jonuzi 83′, Mustedangiç 96’/ Ibraimi 5′, 65′, Skuka 72′ (“Loro Boriçi & Supersport 3)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit