Çmenduri nga klubi skocez: Firma me Griezmann? Qëndroni me ne…

16 Maj 2019
16:11
Eraldo Harlicaj
back button

Lajmi më i bujshëm i javës ishte largimi i Antonie Griezmann nga Atletico Madridi. Ylli francez duket se është pranë nënshkrimit dhe kalimit te Barcelona. Një status i veçantë i klubit të Livingstonit ka fituar internetin ditën e sotme. 

Skuadra e kampionatit skocez, pjesë e së cilës ka qenë për 6 muaj dhe shqiptari Egli Kaja, shkruan në "Twitter". "Pavarësisht përpjekjeve tona maksimale, ishte e pamundur… qëndroni me ne".

Një status me doza të forta humori, pasi i gjithë ekipi skocez vlen 6.58 milionë euro, ndërsa kartoni i Griezmannit kap vlerën e 150 milionë eurove. Humor anglez, tipik…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit