Çmenduri për CR7 në Iran, turma e tifozëve “pushton” hotelin e tij (video)

19 Shtator 2023
10:30
Alfred Lleshi
back button

Gjithçka është gati për debutimin e Cristiano Ronaldos në fazën finale të Ligës së Kampionëve të Azisë. Falë renditjes së vitit të kaluar, portugezi fitoi akses në këtë kompeticion. Debutimi do të bëhet kundër një skuadre iraniane, Persepolis. Lojtarët e Al-Nassr mbërritën dje në qytet dhe pritja për lojtarin portugez ishte mbresëlënëse.

Mijëra tifozë iranianë ndoqën autobusin e ekipit arab në mes të rrugës. Kur ai zbarkoi në aeroport, portugezit iu dha si dhuratë edhe një tapet persian i personalizuar me emrin e tij mbi të, me vlerë rreth një mijë euro.

Të njëjtët tifozë që “pushtuan” hotelin ku po qëndron Ronaldo dhe shokët e tij të skuadrës, u ngjitën në mal për të brohoritur pafund për CR7. Hoteli u vu në shënjestër edhe nga disa protestues, derisa mbërriti policia.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit